Life&Gossip
“Nuk munda të bëja më fëmijë”/ Nora Malaj përlotet kur flet për djalin e vetëm!
Ish-politikania Nora Malaj ka ardhur në një rrëfim ndryshe për moderatoren Çenkuela Hasa në podcastin “M’kujto” në News24.
E pyetur se pse ka zgjedhur të qëndroj me një fëmijë Malaj u shpreh se mundësitë ishin të kufizuara.
“Unë kam dashur të bëj 4 fëmijë, por perëndia ma dha kryeveprën por ma dha të limituar dhe me tha se nuk mund të bësh më shumë se një.
Dhe ky “njish-i” ishte i jashtëzakonshëm pasi në muajin e dytë mua më zuri rubeola dhe duhet ta hiqja, kam kaluar një kalvar të gjatë mundimesh. Ndaj dita që u bëra nënë ndjeva frymën e zotit te djali im”- tha Malaj.