Bota

NATO blindon me 100 mijë trupa kahun lindor, frikë për sulm nga Rusia

Mes alarmit për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, NATO merr masa për të blinduar kahun lindor. Aleanca përshpejton zbatimin e planeve të parashtruara në samitin e Vilniusit në 2023 për të përballuar një sulm të mundshëm nga Moska.

Të paktën 100 mijë ushtarë të NATO-s janë pozicionuar në Poloni, janë të trajnuar dhe gati për veprim. Ata janë pjesë e të ashtuquajturës “forca e reagimit të shpejtë”, e cila për vite ka qëndruar inaktive, por që pas luftës ruse në Ukrainë është shndërruar në shtyllën më të rëndësishme të strategjisë së mbrojtjes.

Vetëm pak muaj më parë, në Poloni gjendeshin vetëm 40 mijë trupa, ndërsa tani shteti është kthyer në epiqendër të operacioneve të aleancës. SHBA ka instaluar atje një komandë që ka detyrën të koordinojë trupat tokësore përgjatë korridorit nga Deti Baltik në Detin e Zi.

Të hënën në Bruksel u zhvillua një takim për të monitoruar shkallën e mbulimit të kufijve dhe u vendos të fuqizohej më tej mbrojtja e Bullgarisë. Vëmendje e madhe po i kushtohet edhe mbrojtjes së hapësirës ajrore. SHBA luajnë një rol kyç sa i përket planit ushtarak dhe politiko-diplomatik dhe rekomandojnë përmbajtje.

Joe Biden kërkon të shmangë përplasjen direkte dhe kujdeset të theksojë se lëvizjet ushtarake përgjatë kufirit lindor nuk janë përgatitje për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në tokën ukrainase. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button