Life&Gossip
Një stuhi e fortë gjeomagnetike “goditi” Tokën, a duhet të kemi frikë nga ky fenomen?
Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike G4 goditi tokën. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës Amerikane, stuhia e fortë ka goditur tokën, megjithatë theksojnë se nuk duhet të ketë arsye për shqetësim apo panik.
Zonat e prekura janë në Amerikën e Veriut, ndërsa shkalla G4 mund të shkaktojë probleme me kontrollin e tensionit të energjisë, si dhe me disa sisteme të rrjetit dhe satelitët.
Megjithatë, ka mundësi që edhe banorët e zonave më të prekura nga kjo stuhi të shohin ngjyra të ndryshme në qiell. Fenomeni, sipas autoriteteve thuhet se do të zgjasë deri nesër në mesditë.