Albano flet i prekur për raportin me të atin: 10 vite pa e takuar…
Albano ka bërë një rrëfim të ndjerë lidhur me raportin e tij me të atin, pas divorcit të prindërve. I ulur në oborr, ai rrëfeu i prekur se kishte 10 vite pa e takuar të atin, në një bashkëbisedim me Rigelsën.
Ai theksoi se ia ka ndjerë mungesën, por nuk e ka shprehur. Albano theksoi se i ati jeton në Milano dhe u takuan gjatë festave të fundvitit, pasi aktori ishte i angazhuar me disa koncerte në këtë qytet.
“I kam të divorcuar prindërit. Marrëdhënie kam (me babain), por jeton që në 2001 në Milano dhe kisha nja 10 vite, 11 vite pa e takuar. E takova këtë vit që vajta për Vitin e Ri, qëndrova dy javë aty se kisha dy koncerte me shqiptarët e Italisë dhe takova babin”, tha ai.
I pyetur nga Rigelsa nëse ia ka ndjerë mungesën, ai tha: E kam ndjerë po nuk e kam shprehur.