VIDEO/ Këngëtaret përplasen me njëra-tjetrën, diskutimin e kalojnë në personale
Kujdesi ndaj kafshëve ka përplasur dy këngëtaret tek “Ferma VIP”.
Elsa Lila dhe Xhesika Polo kanë debatuar për mungesën e ujit që kishin kafshët në fermë, e sidomos dosa, e cila ka edhe 8 gica.
Ka qenë Elsa ajo që u ka thënë fermerëve të tjerë që duhet të tregojnë më shumë kujdes, teksa hoqi një paralele edhe me njerëzit, duke theksuar se nënat që ushqejnë të vegjlit me qumësht, kanë më shumë etje.
Kjo ka qenë edhe një nga pikat që ka përplasur dy këngëtaret, debate që më pas kaluan në personale mes tyre.
Elsa: Shkoni jepuni ujë kafshëve se duan përditë. Ta dish sa ka pirë lopa, e mbaroj të gjithën
Xhesika: Ne nuk na kanë thënë gjë
Elsa: Kur u ngrit dosa me bebat sot, mua më ngriu gjaku. Kur I hodha ujin, ishte I thatë dhe ai u rras atje dhe ishte e tharë për ujë nga qumshti
Elsa: Ishte e tharë moj. Ti ke dhënë ndonjë herë qumësht? Unë po, dhe thahesh kur jep qumësht dhe do ujë. Ajo ka 8 copë dhe 20 cica
Xhesika: Po çfarë lidhje ka nëse kam dhënë apo jo qumësht.
Elsa: Kur njeriu jep qumësht, e di instiktin matern. Instikti matern, sepse unë jam nënë, e di që kur jep qumësht ke nevojë për shumë ujë
Xhesika: Kjo është afër mendjes së të gjithëve ne…
Albano: Ne meshkujt nuk e kemi afër mendjes që kur jep qumësht duhet të pish shumë ujë
Gloria: Ose të pishë birrë pa alkool, se ndikon shumë tek qumshti
Elsa: Ikni shikoni kovat që u kanë vënë kafshëve dhe shihini. Nëse janë bosh, jepuni ujë, nuk duhet t’i lëmë pa ujë është rregulli numër një i fshatit./vizionplus.tv