Vendi

Projekti në Sazan, Rama: Do t’i tregojmë tigrave të turizmit në botë, “Ne jemi Shqipëria”

Kryeministri Edi Rama në Podkastin e radhës ka komentuar projektin e dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit, duke u shprehur: Sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në mes të Mesdheut.

Rama theksoi se projekti për investim në Sazan do të rishikohet me kujdes, bazuar në procedura ligjore, dhe se do t’i sjellë Shqipërisë të ardhura financiare dhe model turizmi.

“Sa më takon mua Sazani është pika ku ne mund të shkruajmë kartëvizitën e Shqipërisë në mes të Mesdheut dhe mund t’ju themi të gjithëve pa përjashtim, të gjithë tigrat luanët e elefantët e industrisë së turizmit në botë. Italia ka 70% të trashëgimisë botërore. Ti kthe sytë nga të duash ke arsye për të shkuar për turizëm. Me Sazanin, nëse bëjmë gjënë e duhur, vëmë kartëvizitën atje dhe themi “Ne jemi Shqipëria!’ dhe ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej. Kam dashur që në fillim, dhe jemi përpjekur, se kjo punë shkon me kontakte, me biseda, por po ju them një gjë që në 5-6 vitet e para mund të ulesha me njerëz të rëndësishëm, investitorë dhe u thoja investoni në turizmin në Shqipëri e kuptoja që kjo nuk ndodh. Duhet Shqipëria ti bëjë të vijnë, nuk mund të vijnë këta se po I flas unë.

E gjithë angazhimin me rilindjen urbane që thonë këta fasada fasada, filloi të hapte sytë dhe aparatet. Shqipëri në 2013, më tregoni një vend ku kishte për të bërë fotografi pa shmangur nga ekrani ndonjë shëmti. Ku kishte vendbanime që mund ta merrje në fotografi si sot që është bërë nami. Sot jemi në kushtet që kemi një aplikim nga Sazani. Të shohim. Natyrisht është një aplikim serioz nga një grup jashtëzakonisht i njohur. Këto proceset e investimeve janë ato që kërkojnë kohë e negociata. Kemi pasur kërkesa 3- 4. Kanë ardhur shumë për të parë, por kur na kanë treguar me prezantime çfarë kanë dashur të bëjmë, jo. Nuk është kjo. Ne nuk duam të ndërtojmë një gjë që e gjen në çdo vend në Shqipëri. Duam të jetë një destinacion ku natyra të jetë aseti dhe arsyeja kryesore. E zhvillimi të jetë aq i cilësisë së lartë sa të krijojë një model turizmi që sjell shumë të ardhura e të funksionojë dhe si tërheqje për turizmin. Miku im amerikan më mori e më tha është e vërtetë. Ore dhe po nuk erdhën. Zhurma që është bërë në media dhe fama që kanë ata do të sjellë shumë njerëz. Të gjitha këto nuk i paguan dot me miliona reklamë.

Sepse nuk je ti që çon një reklamë siç patëm bërë dikur reklama ‘Shqipëria, Shqipëria!’ Harxho lekë kot! Mbi të gjitha një investim i tillë në Sazan ose investime të tilla fuqizojnë të gjithë”, është shprehur Rama./M.K-dritare.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button