Lajme
E mbani mend “Taulanti kërkon një motër”? Ja sa ka ndryshuar aktori sot!
Të gjithëve na kujtohet filmi ‘Taulanti kërkon një motër’, ku Taulanti katërvjeçar, fëmija i vetëm i një familje intelektuale, nuk mund ta durojë më vetminë. Ai kërkon një motër.
Por sa më shumë ngulmon Taulanti, aq më shumë e neglizhojnë prindërit këtë kërkesë.
Dalëngadalë, dëshira e Taulantit u pëlqen prindërve, të cilët e kuptojnë se duhet ta shohin dëshirën e tij më me seriozitet dhe vëmendje.
Sot djali katërvjeçar është rritur dhe është bërë një arkitekt i njohur në Tiranë. Emri i të cilit është Donald Kokona.
Ndryshe nga Taulanti, në jetën reale ai ka një motër. Ky fakt e ka ndihmuar që regjisorja Xhanfize Keko ta përzgjedh për rolin. Pasi Donaldi dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë.