Life&Gossip

Beniada rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon historinë e trishtë se përse mban dy mbiemra

Beniada Nishani njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, por publiku shqiptar arriti ta njohë më shumë atë falë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

Beniada shpesh herë prezanotohet si Beniada Nishani ndërsa ka raste kurajo prezantohet si Beniada Jakic por cila ëshë e vërteta e dy mbiemrave të saj?

Në një intervistë të dhënë së fundmi, modelja ka zbuluar historinë e trishë se pse ajo mban dy mbiemra.

“Familja e mamit ka një hisotri shumë të dhimbshme dhe e kanë vuajtur shumë. Stërgjyshi im është me origjinë boshnjake. Atëherë ka qenë lufta me serbët dhe serbët i kanë vrarë prindërit. Stërgjyshi im ka ardhur në Durrës, ku e ka adoptuar një familje durrsake. Aty është rritur, ka krijuar familjen e vetë, nga e cila ka lidnur edhe gjyshi im. Gjyshja dhe gjyshja kanë krijuar një familje shumë të bukur me tre fëmijë. Unë kam qenë mbesa e parë. Mbas disa vitesh unë edhe mami ikim në emigrim në Itali dhe gjyshi atëherë ka qenë i sëmurë. Ka patur një tumor shumë të keq, i cili mbas tetë vitesh i mori jetën. Kur ai vdiq, unë i kam premtuar mamit që gjyshi do jetojë gjithmonë dhe unë do mbaj mbiemrin e gjyshit sepse pavarësisht se ka vdekur, është gjithmonë pranë meje”, ka thënë Beniada.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button