Vendi

Shqipëria i “bindet” Putinit për ekstradimin e të graduarit nga mafia me gradën “Hajdut”

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të miratojë kërkesën e prokurorisë për ekstradimin drejt Rusisë, të shtetasit Rus, Igor Kukanov, i akuzuar nga drejtësia e këtij shteti për akuzën e grabitjes.

Megjithëse vendimi i Apelit është i formës së prerë, ai nuk mund të zbatohet menjëherë për ekzekutim, pa u shprehur në mënyrë përfundimtare dhe Gjykata e Lartë.

Në muajin shtator 2023 autoritetet ruse, pak ditë më parë sollën në Shqipëri kërkesën për ekstradimin e rusit, Igor Kokunov, i përfshirë në disa krime në rajonet e Moskës.

Sipas kartelës së kuqe të publikuar nga drejtësia ruse në sistemet e kërkimit të Interpol Moska, ai mban gradën “Hajdut” titull që e ka marrë nga një komision i mafies Ruse.

Kukunov hyri në territorin Shqiptar, duke përdorur një nga pikat kufitare me Malin e Zi, por u arrestua nga policia e Shkodrës, si person i shpallur në kërkim.

Aktualisht i graduari “Hajdut” po mbahet i izoluar në paraburgimin 313 në Tiranë, pasi u transferua nga burgu i Reçit pas të dhënave se mund të kishte një skenar arratisje.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në fillim të muajit Shtator, Igor Kokunov, ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me regjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.

Ndërkohë që dalja e parë e tij përballë gjykatës së Shkodrës në fillim të muajit Shtator është ndjekur nga dy shtetas ukrainas.

Igor, ka pretenduar se donte të hynte në territorin Shqiptar për qëllime turistike dhe se nuk kishte asnjë dijeni se ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti nga gjykata e Moskës.

Kokunov, akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button