Vendi

Ngjarja e rëndë/ 42-vjeçarja hodhi foshnjen në lumë, flet i shoqi: Nuk e dija që ishte shtatzënë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ditë më parë në Krujë, ku Leta Koçi, 42 vjeç, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj pasi e ka lindur në banesë. Ajo e futi foshnjën në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës.

Ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas është zbuluar se ajo ka kryer një lindje.

42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.

42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve, ku më i madhi 20 vjeç, ka dëshmuar momentet e para për efektivët se ka pretenduar se foshnja kishte lindur e pajetë.

Në polici 42-vjeçarja ka thënë se nuk e dinte ku ekzaktësisht e kishte hedhur foshnjën duke e rrëfyer atë pas insistimit të hetuesve që më gjetën beben e sapolindur të gjinisë vajzë në bregun e lumit Tapizë brenda një qeseje./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button