Life&Gossip

Burri në burg, 26-vjeçarja me 22 fëmijë: Nuk do ndaloj deri sa të bëj 100…

Kristina Ozturk, një mama 26-vjeçare me 22 fëmijë biologjikë, ka pohuar se nuk do të ndalet derisa të ketë mbi 100!

Shumica prej nesh kanë njëfarë ideje për numrin e fëmijëve që do të dëshironim. Ndoshta dy, ndoshta pesë, ose ndoshta një. Por ëndrrat e kësaj gruaje për një familje shumë të madhe janë ekstreme.

Kristina Ozturk është bërë virale pasi pretendon se dëshiron të paktën 100 fëmijë! Rusja jeton në Gjeorgji dhe është si çdo nënë tjetër. Ajo ka lindur në moshën 22-vjeçare dhe pretendon se ky është vetëm fillimi.

Ozturk thotë se nuk do të jetë e kënaqur derisa të ketë të paktën 100 fëmijë, dhe shpreson ta çojë numrin deri në 105. Babai i familjes së saj të madhe është milioneri, Galip, i cili aktualisht po vuan një dënim prej tetë vitesh pas hekurave pasi u shpall fajtor për blerje dhe posedim të paligjshëm droge, sipas Agenda.Ge.

Të gjithë përveç fëmijës së saj të parë, Vika, të cilën e lindi në vitin 2014, janë mbajtur nga surrogate. Ozturk mirëpriti 21 foshnjat e saj gjatë një viti të vetëm!

“Unë linda vajzën time të madhe Vika gjashtë vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tanët nga burri im dhe unë, por u mbajtën nga surrogatet,” tha ajo, për Daily Mail.

Çifti janë prindër të Mustafa, Maryam, Ayrin, Alice, Hassan, Judy, Harper, Teresa, Hussein, Anna, Isabella, Ismail, Mehmet dhe Ahmet dhe Ali, Kristina, Alena, Sarah, Lockman dhe Alparslan, të cilët janë dy vjeç, plus Olivia, e lindur në janar 2021.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button