Life&Gossip

Ina Kollçaku në ‘mbrojtje’ të Eglës! / “Pa Eglën, nuk ka BBV, Rikja…”

Të ftuar sot në Fan Club ishin Paloma dhe Arjon Muça, ku disktuan më gjatë rreth situatës së tensionuar të Eglës dhe Rikes. Paloma mendon se provokimi i Eglës është i pranueshëm për lojën, ndërkohë që edhe Ina Kollçaku e komenton veprimin e Rikes si të ekzagjeruar.

Paloma: Egla nuk është se e ka tejkaluar normën. Edhe gjesti i Rikes nuk ishte i mirë. Për një grua në moshën e saj nuk është e hijshme të degradojë. Big Brother është një lojë nervash. Egla po bën një lojë të sajën, ajo është një grua shumë e zgjuar. Ka shumë mënyra për ta treguar veten. Ato gjëra që ka bërë nuk besoj se do ta penalizojnë të dalë nga shtëpia.

Enxhi: A ju duket e ekzagjeruar nga ana e Rikes?

Ina: E ka ekzagjeruar. E ndoqa dhe e pashë. I tha thjesht mu hiq nga fytyra.

Ronaldo: Rikja e humbi Big Brother kur nuk mbajti trekëndëshin Ilnisa-Meriton-Rike. Egla është një personazh fantastik i këtij Big Brother.

Ina: Egla dhe 7 personalitetet e saj, pa Eglën nuk ka Big Brother. Ajo i vë në lëvizje të gjithë banorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button