Vrau macen me shqelma, një turk dënohet me 2.5 vite burg
Një turk është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për torturimin dhe vrasjen e një mace endacake. Dënimi, i cili përfshin edhe ndalimin e udhëtimeve, është më i ashpri i dhënë ndonjëherë në vend për një shkelje të tillë.
Pamjet e vrasjes të marra nga kamerat, ku dukej burri që godiste macen rreth një ashensori për disa minuta derisa ajo ngordhi, shkaktoi një protestë masive në të gjithë vendin dhe më gjerë. Rasti u ndoq nga afër nga disa politikanë të profilit të lartë dhe grupe të të drejtave të kafshëve.
Burri, i identifikuar si “Ibrahim K”, ishte dënuar më parë me vetëm një vit e tre muaj burg, i cili u reduktua në tre muaj për sjellje të mirë. Dënimi i ri, më i ashpër u vendos në apel.
Megjithatë, shumë grupe për të drejtat e kafshëve e kanë cilësuar dënimin si jo të ashpër, veçanërisht pasi nuk ka gjasa që “Ibrahim K” të vuajë afatin e plotë. Qendra për të Drejtat e Kafshëve në Dhomën e Avokatëve të Stambollit tha se dënimi “nuk është një dënim, por është një shpërblim.” Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc, megjithatë, mbrojti vendimin, duke thënë “Dënimi i dhënë është më i larti ndonjëherë sipas Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve.” I akuzuari mbrojti veprimet e tij në gjykatë duke pretenduar se ishte rezultat i “çmendurisë së përkohshme”.