“Hip në avion dhe dil prapë për foto!”/ Gazetari Artan Hoxha nxjerr zbuluar Policinw e Shtetit, tregon si mashtroi me ‘ekstradimin’ e Bruno Çobos
Artan Hoxha ka treguar se si mashtroi Policia e Shtetit me propagandën se një person është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se nga Dubai nuk është kryer asnjë ekstradim drejt vendit tonë dhe se Bruno Çobo që u “shit” nga policia si ekstradimi i parë, ka ardhur vetë në Tiranë.
Madje, Hoxha tregoi se Çobo ka dalë nga avioni, por policia i ka thënë të hyjë sërish dhe më pas e kanë nxjerrë me pranga për ta filmuar dhe për të çuar deri në fund propagandën.
“Bruno Çobo është nën hetim, është shpallur në kërkim për përfshirjen në skemë mashtrimi me 16 persona të tjerë, për grabitjen e 4.7 milionë euro. Ky ka hipur vetë në avion dhe ka ardhur në Rinas. Kur ka ekstradime, ata që të marrin, kanë ose logo të Interpol ose RENEA, këtu ishte policia kufitare.
Ai vetë kur doli në gjykatë tha unë zbrita normalisht, këta më thanë futu prapë në avion dhe më nxorrën prapë me pranga. Kjo u quajt si ekstradim. E kuptoj mesazhin që do të japë Ministria e Brendshme, që do ti kapim edhe në vrimë të miut, por ta realizosh në këtë formë….”, tha Hoxha.
Gazetari tregoi edhe praktikën që përdorin Emiratet e Bashkuara, që thuaje nuk kryejnë ekstradime dhe numrin e shqiptarëve që sot gjendjen në burgjet e Dubait, por pritet të lirohen sepse mbahen thjesht për procedurë.
“Kemi diskutuar për çështjen e të paekstradueshmëve, që përdorej në Kolumbi për narkotrafikantët që u trembeshin esktradimeve në SHBA. Shqipëria e ka problemin në Emiratet e Bashkuara, ku është thuajse e pamundur të të sjellin. Pjesa më e madhe e botës së krimit, që ka të ardhura financiare janë vendosur në Dubai, që është kthyer në parajsë fiskale dhe penale. Nuk pyet njeri ku i ke gjetur paratë, nuk të ekstradon, nuk merret me çfarë ke bërë, por të vendos kusht që të zbatosh ligjet atje. Atje ka dënim me varje, dënime shumë të ashpra.
Nga Dubai ka patur një ekstradim, një nga bosët e Camorrës, që kishte grabitur edhe pikturat e Van Gogh, bëri marrëveshje dhe u kthye, por me dëshirën e tij. Rasti tjetër është një rast i Francës, por për çështje të terrorizmit. Rastet e tjera janë refuzuar të gjitha. Shqiptari i parë që është ekstraduar është bërë oër llogari të Belgjikës, Franc Çopja, por u kap në një Emirat ne kufi me Oman, u mor për llogari të Belgjikës. Drejt Shqipërisë kemi patur rastin e një avokati, Alban Bengasi, që pasi u shpall në kërkim qëndroi në Dubai, por ai erdhi me dëshirë në Shqipëri.
Rasti i fundit i Bruno Çobos, ka dalë urdhër kërkimi në janar të këtij viti. Nuk është nga personazhet shumë të rëndësishëm që kërkojmë ne. Madje edhe këta që janë marrë me krime financiare, ky nuk hyn në këto nivele, aty është Amant Josifi por është në Dubai dhe nuk e ka marrë njeri. Si praktikë, policia pasi merr të dhënat e Interpol, e thërret personin, e vendos në procedurë. Ka shqiptarë që janë arrestuar edhe 2-3 herë atje. Ata dihet ku rrinë, vendosin adresën, aktiviteti që kanë, dihet që kanë ngarkesa kriminale, por ekstradimi nuk lejohet. Në Shqipëri, meqenëse personat më të kërkuar janë në Dubai, kërkohet me nxitim që ti sjellim këtu, por nuk e ka në dorë Shqipëria. Emiratet nuk e kanë bërë për vende më të mëdha se Shqipëria. Shqipëria ka bërë ekstradim nga Ekuadori, nëpërmjet Interpolit.
Kuadri i dytë është marrëveshja direkte me një shtet, Shqipëria ka një numër shumë të kufizuar të këtyre marrëveshjeve, më tepër janë vende të Bashkimit Europian, që u janë mbushur burgjet plot dhe duan t’i rikthejnë.
Bruno Çobo është nën hetim, është shpallur në kërkim për përfshirjen në skemë mashtrimi me 16 persona të tjerë, për grabitjen e 4.7 milionë euro. Ky ka hipur vetë në avion dhe ka ardhur në Rinas. Kur ka ekstradime, ata që të marrin, kanë ose logo të Interpol ose RENEA, këtu ishte policia kufitare. Ai vetë kur doli në gjykatë tha unë zbrita normalisht, këta më thanë futu prapë në avion dhe më nxorrën prapë me pranga. Kjo u quajt si ekstradim.
E kuptoj mesazhin që do të japë Ministria e Brendshme, që do ti kapim edhe në vrimë të miut, por ta realizosh në këtë formë…. U tha se është ekstradimi i parë, nuk është fare ekstradim
Kush janë në burg në Dubai? Ata thonë kur na thërrasin dhe e dinë që kemi para, na bëjnë edhe trysni. Atje është i ndaluar Julian Mece, i akuzuar për grupin e Durrësit të Plarent Dervishit, pritet të dalë. Është arrestuar për qëllime ekstradime, por nuk ndodh.
Është edhe Denis Vaso nga Shkodra, që ka qenë në kërkim për lloagri të dosjes “Metamorfoza”. Këta janë në burg për llogari të interpol.
Është edhe një shtetas tjetër, i kapur për një ngajrje në Dubai, jemi kurioz se si do të shkojë çështja, sepse ka patur precedent edhe në Dubai, po shihet mundësia që mund të deportohet. Është çështje që duhet të zgjidhet në rrugë gjyqësore. Është vendim që merret aty për aty, nuk u nënshtrohesh procedurave ligjore.
Do të jemi në pritje të faktit që a do ja dalë dot Shqipëria të nënshkruajë marrëveshje për të sjellë… Kemi shumicën e personave të rëndësishëm të dënuar, që ndodhen në Dubai”. tha Hoxha.