“Manipuluese, ajo duhet të jetë e sëmurë…”/ Debati Egla-Rike, reagojnë banorët: Ajo është mashtruese kronike
Banorët e “Big Brother VIP” kanë komentuar debatin mes Rike Roçit dhe Egla Cenos, i cili degradoi në konfrontim fizik.
Çdo gjë erdhi si pasojë e provokimit që aktorja i bëri modeles duke i përmendur familjen që ka jashtë.
Teksa po bisedonin me njëra-tjetrën, Roza dhe Ilnisa Agolli u shprehën se fajtore për këtë veprim është Egla, duke shtuar cituar edhe gjëstin që ajo bëri kundrejt Erjola Doçit, duke i hedhur në tokë tortën që ajo kishte gatuar për ditëlindjen e babait që nuk jeton më.
Sipas Ilnisës Egla është një njeri i sëmurë, pasi nuk mund të egzistojë një person normal që bën një lojë të tillë.
Pjesë nga biseda:
Roza: Ajo është mashtruese kronike
Ilnisa: Ajo është manipuluese. Duhet të jetë e sëmurë se nuk ka lojë të tillë.
Roza: Ajo është nivel tjetër. Unë isha në oborr me Ledionën, Riken, Erjolën, Romeon dhe Julin, e hëngri tortën erdhi shikoj dhe doli nga dera e xhamit. U fut herën e dytë dhe sa shkeli në parketin drasë e gjuajti në tokë.
Ilnisa: Tallesh ti! Me këtë veprim?