Kadare nominohet për herë të dytë për çmimin “International Booker Prize” me veprën “Kur sunduesit grinden”
Shkrimtari Ismail Kadare për herë të dytë nominohet për çmimin “International Booker Prize”. Kadare anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në vitin 2005 ishte fitues i këtij çmimi, i njohur ndryshe si “Nobeli tjetër”, me novelën “Ditë kafenesh”. Por për vitin 2024 nominimi bëhet për veprën “A Dictator Call”, titulli në anglisht i veprës “Kur sunduesit grinden”, përkthyer nga John Hodgson.
Akademia e Shkencave bën me dije se njoftimi u bë nga vetë “The International Booker Prize”. Në podcastin e tij është bërë paraqitja e parë informuese për këtë vepër. ASH ndërsa shpreh urimet për shkrimtarin, thotë se një rast i rrallë që propozohet dy herë për këtë çmim për “më të mëdhenjtë prej të mëdhenjve”. Në librin “Kur sunduesit grinden” bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse.
Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur,pret ringjalljen e saj.
Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.