Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt dhe qëndroi për 16 min, qeni i shpëton jetën pronarit
Një burrë nga Miçigani, SHBA, i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.
Sipas raportimeve, burri 65-vjeçar kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur.
Oficeri që iu përgjigj rastit, kishte një litar në makinën e tij por e kishte të pamundur të arrinte tek burri për shkak të shtresave të dobëta të akullit, raporton Associated Press
Kështu, qeni i pronarit u sigurua që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari. Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta.
Po ashtu thuhet se 65-vjeçari kishte qëndruar në ujë për rreth 16 minuta.