Bunkerët e multimilionerëve/ Çfarë po paralajmëron konsipiracionisti shqiptar: Të gjithë po ikin në SHBA, manjatët po i ndërtojnë…
Konsipiracionisti, Arianit Sllamniku është ndalur këtë herë te bunkerët luksozë, që sipas tij multimiliarderët po i ndërtojnë për të shpëtuar.
Në një emision televiziv, ai tha se ata po përgatiten për fundin e botës me armë, ushqim dhe flori.
Sakaq, Arianit ka theksuar se multimiliarderët zgjedhin t’i ndërtojnë në SHBA dhe jo në Evropë, pasi duan të mbrohen.
“Këto bunkerë janë shkak i zgjerimit të luftës së Rusisë dhe sot Macron merr vendimin për shtimin e trupave ushtarake në mbrojtje të Ukrainës kundër Rusisë.
Sot Macron ka prenoncimin zyrtar dhe do t’i drejtohet popullit.
Lind pyetja kanë filluar të ndërtojnë bunkerë këta manjakët? Këta që kanë filluar ta ndërtojnë shumë të thellë dhe shtëpinë.
Unë nuk di që multimilarderët të ndërtojnë bunkerë individual në Evropë, të gjithë kanë ikur në SHBA”, u shpreh ndër të tjera ai./sot.com.al