Kujtim Gjuzi ia thotë troç të ftuarës live në studio: Ke qenë vajzë e bukur, të kam ngacmuar…
“Ftesë në 5” krahas trajtimit të tematikave të veçanta me qasje nga familja dhe socialja, ndodh që të shërbejë edhe si një pikëtakimi mes të njohurish apo miqsh të vjetër.
I tillë ka qenë edhe takimi i Matilda Begës me Beli Cakun, të cilat pas një momenti konfuzioni, në bisedë e sipër kanë dalë kushërira. Në atë moment ka ndërhyrë Kujtim Gjuzi, i cili u shpreh se njerëzit lidhen me njëri tjetrin për këtë arsye duhen studiuar rrënjët që nga Pashallëku.
Në kundërpërgjigje Bega ka rrëfyer se edhe ajo dhe Kujtim Gjuzi janë lagjarë, pasi dikur kohe jetonin në të njëjtën mëhallë, atë të Shebegëve. Ky moment nuk i ka shpëtuar Gjuzit, i cili është shprehur se Bega do të ketë qenë vajzë e bukur dhe “ të kam ngacmuar ndonjëherë”.
Një koment i tillë ka lënë të shokuar Bietën dhe Matilda Begën, të cilat më pas kanë shpërthyer në të qeshura.
Bega: Bieta ç’na bëre? Ishte Beli këtu, unë shiko ajo shiko… Nuk durova dot dhe i thash ç’kemi si jeni? I thash o Beli, po unë kam ardhur te ty, te dyqani jot, më bëje yll. Ajo më pa kështu, s’më njohu. Ti bje shkurt i thash jam Matilda, e bija e Met Begës, gazetarja… Uauuu më tha, dolëm kushërira direkt.
Beli Caku: E shikon që njerëzit edhe lidhen…
Gjuzi: Pashalliku i Shkodrës, por njerëzit edhe duhet të studiojnë. Erdhëm te Bieta Sulo, nëse nuk studion ka ikur audienca. Nëse studion, audienca 200 mijë.
Bega: Edhe diçka tjetër, në publicitet kështu me stil, sepse ai kot nuk ka ndërruar princeshat…
Gjuzi: Se kam ndërruar unë princeshëm.
Bega: Obobobobo, na lërë tani…
Gjuzi: Jo jo, nuk e pranoj. Nëse princesha zgjedh drejtimin, pra shkel rrugë të pa shkelura do të thotë që shkon në pyll. Dhe nëse shkon në pyll do të thotë që unë s’kam ndër mend të zihem me ariun aty.
Bega: Princesha është larguar drejt pyllit, iku… Tani në publicitet Kujtimi më tha mua, “ehe se se di unë që mëhalla e Shebegëve”. Te mëhalla e Shebegëve kam lindur unë dhe kam jetuar 26-vite…
Gjuzi: Kjo do të thotë që ke qenë vajzë e bukur dhe të kam ngacmuar ndonjëherë.
Gjuzi: Sepse nuk të lejon tradita e lagjes, nuk të lejon tradita e rrugicës, e mëhallës… Unë për vete nusen e kam marrë nga Shkodra.