Bota

Putin kërcënon sërish: Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore. Do t’i vëmë në punë nëse…

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Rusia është e gatshme të përdorë armë bërthamore, nëse kërcënohet shtetësia, sovraniteti apo pavarësia e saj.

Ai, megjithatë, tha se shpreson e Shtetet e Bashkuara do të përmbahen nga veprimet të cilat mund të shkaktojnë konflikt bërthamor.

Kjo deklaratë e Putinit është një tjetër paralajmërim i drejtpërdrejtë ndaj Perëndimit, para zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai e ka pothuajse të sigurt fitimin e mandatit të gjashtë si president.Duke folur në një intervistë për televizionin shtetëror, e cila u publikua të mërkurën në mëngjes, Putini e përshkroi presidentin amerikan, Joe Biden, si një politikan veteran i cili i kupton rreziqet e mundshme të përshkallëzimit, dhe tha se nuk mendon se bota po shkon drejt një lufte bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ai tha se forcat bërthamore të Rusisë janë në gatishmëri të plotë dhe se “nga pikëpamja tekniko-ushtarake, ne jemi të gatshëm”.

Putini tha se Moska është e gatshme të përdorë armë bërthamore, në rast se kërcënohet “ekzistenca e shtetit rus, sovraniteti dhe pavarësia jonë”.Lideri rus ka folur vazhdimisht për gatishmërinë për të përdorur armë bërthamore, prej se Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Kërcënimi më i fundit i tillë erdhi gjatë një fjalimi të tij para kombit në shkurt, kur ai e paralajmëroi Perëndimin se thellimi i përfshirjes së tij në luftën në Ukrainë rrezikon nxitjen e një lufte bërthamore.I pyetur në intervistë nëse e ka menduar ndonjëherë përdorimin e armëve bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë, Putini theksoi se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

Ai gjithashtu shprehu bindjen e Moska do t’i arrijë synimet në Ukrainë dhe e mbajti të hapur mundësinë për bisedime, duke nënvizuar se nevojiten garanci të forta nga Perëndimi për një marrëveshje të mundshme.

Putini tha se rritja e sulmeve ukrainase me dronë brenda Rusisë në ditët e fundit është pjesë e përpjekjeve për t’i penguar zgjedhjet presidenciale treditore në Rusi, të cilat nisin të premten dhe të cilat ai e ka pothuajse të sigurt fitoren.

Autoritetet ruse raportuan për një sulm tjetër të madh ukrainas me dronë të mërkurën në mëngjes./REL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button