Kujtojmë sot në ditën e lindjes aktorin e shquar fierak, Muhamet Sherri (1948 – 2011)
Muhamet Sheri ka lindur në 12 Mars të vitit 1948 në qytetin e Fierit. Me origjinë çame, prindërit e tij kane ardhur nga Çamëria në 1944.
Pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 1970, fillon studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Degën e Dramës në Tiranë.
Në vitin 1973 fillon punën si aktor ne teatrin “Bylis” të Fierit.
Muhamet Sherri ka interpretuar mbi 40 role në teatër, duke marrë edhe disa çmime në Festivalet e Teatrove, në vitet 1978,1983 dhe 1986 dhe 12 role në kinematografi.
Roli i tij i parë ishte ai i brigadierit në filmin “Brazdat” dhe më pas roli i Bushit tek filmi “Gjeneral Gramafoni” në vitin 1978, roli i Ndrekës në filmin “Fundi i një gjakmarrje” në vitin 1983, roli i hanxhiut në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989, etj.
Koha e artë e Muhamet Sherrit në kinematografi, do te jetë periudha e viteve 1976-1984 ku Muhameti me vokalin, timbrin e ngrohtë të papërsëritshëm, fizikun e fortë dhe burrëror ka tërhequr vëmendjen e rregjisorëve dhe operatorëve me emër si: Viktor Gjika, apo Pali Kuke.
Në vitet 1977 dhe 1978 ai luan në shesh xhirime të ndryshme për filmat: “Gjeneral gramafoni” dhe “Udha e shkronjave”.
Muhamet Sherri ishte një aktor me një karrierë 35 vjeçare, duke marrë çmime që nga viti 1976, 1981 dhe në 1989 në dramën “E bukur shtëpi e vjetër” e Pëllumb Kullës, në vitin 1986 me rolin e Hodo Ruzhaj tek “Gjëmimi i atij dimri”, me rolin e Xhafo Idrizit tek “2 krisma ne Paris”.
Muhamet Sherri është ndarë nga jeta më 14 Shkurt 2011.
🎬Rolet që ka luajtur gjatë karrierës së tij artistike:
👇
1973 – “Brazdat”- – Brigadieri
1977 – “Gunat mbi tela”- -Dalip Kamberi
1978 – “Udha e shkronjave” (Film TV)-Çobani
1978 – “Gjeneral Gramafoni”- -Bushi
1979 – “Ne vinim nga lufta” – – Malua
1983 – “Fundi i një gjakmarrje” – – Ndreka
1985 – “Në prag të jetës” – – Pano Manza, babai i Rinës
1988 – “Rikonstruksioni” – – Brigadieri
1989 – “Balada e Kurbinit” – – Hanxhiu
🎭Rolet në teatër:
👇
“Dy Krisma në Paris” – Xhafo Idrizi;
“Shoku Niqifor” e Pëllumb Kullës;
“Gjëmimi i atij dimri” – Hodo Ruzhaj;
“E bukur shtëpi e vjetër” e Pëllumb Kullës;
“Koka e tjetrit” e Marsel Emesë;
“Kush e vrau Kastijin”;
“Maria Oktober”;
“Pusi”;
“Shtrigat e Salemit”
“Fqinjët “e Rushdi Pulahës, etj.
I paharruar kujtimi dhe vepra artistike e Muhamet Sherrit!
Homazh për Yjet që nuk jetojnë më!