Kulturë
“Gjendje qytetase” / Nga Arben Velo ( kushtuar 19 vjeçarit G. B. vrarë në mesditën e së Hënës 11 Mars)
Nga dje, më trishtojnë gjithë të hënat
të djeshmen e fshiva si xhamat e syzeve.
Për gjendjen time, pyesni harabelat
Infermierët e veshur me përparësen e kumbullave
Ata si barelë, morën kryqin e kishës
gjysmëhënën e xhamisë,ia vunë nënkresë
me sqepat e tyre,i dhanë frymë jete
një djali të ri, të mos vdes.
Një mijë dhimbje m’u çelën në buzë
në mes të së hënës,unë nuk isha unë
në vend të zogjve, fluturoi djali në qiej
me gjysmëhënën në ballë e kryqin mbi buzë.
Nga dje, do më trishtojnë gjithë të hënat
një mesditë e tyre,më ka ngrirë në zemër
Në gjendjen civile të javës ,çdo vit
do ta rregjistroj,.. dhimbje,pa emër…/
Nga Arben Velo