Life&Gossip
Donaldi ironizon hapur Ledionin: Shko te dhoma e gjumit…
Romeo Veshaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në “Big Brother VIP”. Spektakli i natës së sotëm ka nisur me diskutime për marrëdhënien e tij me Heidin. Në një moment ndërsa po fliste Françeska, Romeo tha se nuk e duron dot, e se për këtë prezantuesi Ledion Liço i tha të shkojë në dhomën e gjumit. Për këtë koment ka reaguar edhe vëllai i Romeos, Donald Veshaj, në një postim në InstaStory.
“Të shkoj ky djali tek dhoma e gjumit nuk ka prime. Fakt”, ka shkruar ai.
Romeo është shprehur edhe sot se nuk i beson më Heidit dhe se për këtë është krisur raporti i tyre. Heidi nga ana tjetër e fajëson duke u shprehur se është ndikuar nga banorët e tjerë që ai të nisë të dyshojë në raportin e tyre.