Kulturë

Të hënën nis muaji i Ramazanit, Ahmet Kalaja: Të tregohet respekt, mëshirë dhe butësi

Besimtarët muslimanë shqiptarë ashtu si në të gjithë globin do të nisin të hënën muajin e shenjtë të Ramazanit.

Agjërimi i cili zgjat 30 ditë, për imamin Ahmet Kalaja duhet të reflektojë mëshirë, butësi dhe respekt tek njerëzit!

Në orën 04:23 minuta mijëra besimtarë muslimanë në Shqipëri do të hanë syfyrin e parë!

Muaji i sakrificës dhe agjërimit nis të hënën.

Imami i Xhamisë Dine Hoxha, Ahmet Kalaja shprehet se agjerimi duhet te reflektoje ne butesi shpirterore, respekt, meshire dhe bamiresi tek njerezit.

‘’Në muajin e Ramazanit është nata e kadrit, që është nata e jetës që është më e vlefshme se 100 muaj sic e thotë Kurani’’, tha Kalaja.

Brenda këtij muaji të shenjtë ndodhet edhe netët e mëdha të cilat janë të një rëndësie të veçantë!

‘’Besimtarët këshillohen që përvec agjërimit nga e ngrëna dhe e pira, të jenë të kujdesshëm në të folurën e tyre, të jenë të kujdesshëm ndaj personave në nevojë’’, tha Kalaja.

Më shumë se 1 miliardë muslimanë në mbarë botën do të agjërojnë për 30 ditë nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button