Ish-fotografi i Princit: Blerta më pyeti cila ishte princesha
Andi Llabuti, gazetar dhe ish-fotograf në Oborrin Mbretëror, ka dhënë një intervistë pas skandalit të ndodhur në familjen mbretërore.
Ai shprehet se kur Blerta Celibashi, e përfolur si e dashura e Princ Lekës, kur ka shkuar në Oborrin Mbretëror si fotografe, Andi e shikonte vendin e punës së tij në rrezik.
Ai është shprehur se Blerta nuk e njihte Elian kur kishte nisur punë dhe për këtë ka pyetur Andin.
Unë kam qenë fotograf në oborrin mbretëror dhe kur ka ardhur Blerta, unë e shikoja si kërcënim për vendin e punës sime. Edhe pse Blerta ishte diçka e butë, e ndrojtur dhe mbaj mend shumë mirë një moment kur Blerta u afrua tek unë dhe më thotë, ‘O Andi kush është princesha nga këto këtu?’, i thashë nuk është sot këtu, dhe nuk e njihte ndaj them që Blerta ka ardhur komplet nga diçka që nuk kishte lidhje fare me Oborrin.’ , ku këtu bie poshtë çdo koment që flet lidhur me marrëdhënien që Blerta dhe Elia kanë patur, ku kudo është përhapur se dyshja ishin mikesha me njëra tjetrën./ Syri.net