Bota

I dashuri vret infermieren e re, e më pa veten pas dy muaj romance në Massachusetts

Një infermiere e re në Massachusetts, SHBA është vrarë në një rast të rëndë vrasje-vetëvrasjeje nga i dashuri i saj ‘i tërbuar’ pas vetëm dy muajsh që kishin nisur të shoqëroheshin.

24-vjeçarja Loren Marino u gjet e vdekur me një plagë arme zjarri në apartamentin e saj në Haverhill, Mass., të dielën, shkruante rrjeti Boston 25.

Një fqinje e saj gjeti trupin e Marino dhe të të dashurit të saj Austin Amaral, gjithashtu 24 vjeçar, ndërsa dy qentë e vajzës ishin panë vendit ku u gjetën trupat. Hetuesit besojnë se Amaral qëlloi për vdekje të renë para se të vriste veten, njoftonte prokuroria e Essex.

Shoqja e ngushtë e Marino, Katie Iandolo tha për mediat se Amaral ishte bërë “i fiksuar” me Marino pasi çifti shoqëroheshin prej dy muajsh.

“Ai ishte shumë i fiksuar, vinte dhe nuk largohej kurrë, nuk donte që asnjë përveç vetes të kishte të bënte me të”, thotë mikesha për viktimën, duke shtuar se Marino kishte nisur të vërente sinjale rreziku me sjelljet psikotoke të të dashurit, çka kulmuan në vrasje.

Amaral raportohet se kishte sjellë dy pistoleta në apartamentin e Marino rreth një muaj para vrasje-vetëvrasjes. Iandolo tha e kishte ngritur shqetësimin me shoqen e saj Marino por ajo i kishte thënë se nuk duhej të shqetësohej.

Ajo shtonte se Amaral ishte sjellë në mënyrë të dhunshme ndaj të dashurës madje i kishte bërtitur dhe shoqes. “Ai e shtyu atë te dollapi ndërsa dukej psikotik në sytë kur më bërtiti mua”.

Iandolo tha se kishte nisur të distancohej nga Marino kur i përmendi sjelljen abuzive të Amaral, i cili e ndalonte të kontaktonte me shoqen në rrjetet sociale. “Ne ishim si motra, unë e urrej atë, më mori shoqen time më të mirë”, thotë e reja, për rrjetin ThePost.

Marino punonte në një institucion të shëndetit mendor dhe ishte “e dedikuar për punën e saj” para se i dashuri i fiksuar të hiqte të ardhmen e  24-vjeçares, thuhej në një njoftim të familjes.

E ndjera me origjinë nga Rhode Island, lë pas prindërit Andrew e Christine, njerkun Gary dhe katër motra e vëllezër. Miqtë e saj po organizojnë adoptime për dy qentë e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button