Lisi u godit nga rrufeja, kur shkoi ta priste, burri nuk u beson syve çfarë gjen brenda
Mediet regjionale sjellin tregimin nga Arangjellovci në Serbi, ku lisi i familjes Mitrovic, i vjetër mbi njëqind vjet, gjatë motit me bubullima e ka goditur rrufeja.
Dhe, nuk do të ishte kjo fare e parëndomtë sikur ajo që ndodhi vërtetet të mos ishte për kategorinë “besoni a mos besoni:. I zoti i pronës Marko Mitrovic është nisur me sharrë për ta pastruar terrenin pas rrëzimit të lisit.
Duke e prerë trungun ka mbetur i nemitur. Brenda tij gjendej – një qyp me duketë!
“Dola me sharrë dhe nisa t’i pres degët, pastaj në rrënjë pashë diçka të çuditshme.
E hoqa dheun dhe pashë vetë qypin përplot dukate”, i ka thënë Marko Mitrovic portalit lokal.
Pasi i kanë numëruar, kanë konstatuar se kishte mbi dy mijë dukatë, vlera e të cilëve është 300 mijë euro.
Se si kanë arritur aty, askush nuk e ka të qartë.