Life&Gossip

Metoda japoneze për eliminimin e stresit

Askush nuk mund ta mohojë që stresi, është e keqja më e madhe për njerëzimin, dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj.

Në Japoni, kanë krijuar një metodë revolucionare që mund të ndihmojë në lehtësimin e lodhjes, nervozizmin, ankthin dhe eleminimin e stresit në disa minuta.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se secila pjesë e trupit ka fuqi të caktuara shëruese. Sidomos gishtat. Çdo gisht shoqërohet me një emocion ose ndjenjë ndryshe.

Teoria është se, duke masazhuar ose duke ushtruar presion në një gisht të veçantë, ju mund të jeni në gjendje të ndihmoni lehtësimin e një dhimbjeje të veçantë.

Për të kuptuar se si funksionon kjo, së pari duhet të dini për fuqitë shëruese të secilit gisht:

Gishti i madh: Shqetësimet, nerva dhe stresi

Gishti i mesëm: Zemërimi dhe tërbimi

Gishti i unazës: Depresioni, trishtimi dhe pavendosmëria

Gishti i vogël: Pesimizëm, mungesë energjie dhe ankth.

Kurdo që gjërat në punë ose në shtëpi, kanë filluar t’ju stresojnë, ju rekomandojmë që të provkoni këtë teknikë interesante për t’u çlodhur:

Në mënyrë që të aplikoni këtë për të eleminuar stresin, duhet të vendosni dorën e majtë në grusht. Pastaj, mbështillni gishtat e dorës tuaj të djathtë rreth tij.

Bëni presion në gishtin specific në lidhje me problemin tuaj. Nëse p.sh është stress, atëherë do duhet ta shtypni gishtin e madh. Mbajeni për 30 sekonda dhe pushoni, pastaj vazhdoni edhe për 30 të tjerë. Sa ju të dëshironi.

E njëjta vlen edhe për gishtat e tjerë të dorës, pra varësisht nga problemi që ju keni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button