Vendi

Sarandë, 22-vjeçarja qëllon me thikë bashkëshortin

Një 22 vjeçare në Sarandë ka goditur me thikë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button