Life&Gossip
Befason Bujar Qamili: Si brenda natës morëm 7 milionë lekë në dasmë
Në Shqipëri është e njohur dhe e përhapur nga Veriu deri në Jug, tradita e hedhjes së lekut në dasma, për çiftin.
Bujar Qamili ka treguar një rast që i ka mbetur në mendje nga Gjirokastra, vend i cili ka “namin” e keq se janë kursimtarë.
I pyetur në intervistën tek “GPS” se a ka pasur ndonjë moment të çmendur që ka thënë çfarë po bëhet, ai u shpreh:
“Janë disa qytete në Shqipëri që njihen për këtë punë, psh në Veri, Laç, Fushë Krujë”.
Po më koprracët?
Bujar Qamili: Që nuk hedhin hiç në Gjirokastër (qesh). Jo nuk është e vërtetë, se unë sinqerisht kam qenë në Gjirokastër dhe kena arrit me marr brenda natës para shumë vitesh deri në 7 milionë. Të vjetra.