VIDEO/ Aktori shqiptar bullizohet për origjinën në Greqi, reagimi i ashpër në rrjetet sociale
Aktori i famshëm në Greqi, me origjinë shqiptare, Aris Tsapis ka bërë së fundmi një video në TikTok ku i kundërbërgjigjet një komenti bullizues për origjinën.
Një ndjekës e ka kritikuar atë për një fjalë të shprehur gabim duke përdorur fjalët: Kështu e thua në Shqipëri?
Aris Tsapis i është përgjigjur më sipër me një video, ku dëgjohet duke thënë:
“Nuk e di kush fshihet pas këtij profili, por në foton e profilit është një vajzë shumë e vogël. Shpresoj, shpresoj që të mos jetë kjo vogëlushja që i shkruan këto dhe nëse është dikush më i madh, mami apo babi i saj, nuk e di kush, më mirë bëni fytyrën kur shkruani këto komente dhe jo të fëmijës tuaj. Nëse nga ana tjetër është kjo vogëlushe… natën e mirë”.
Aris Tsapis , i cili u bë i njohur për publikun televiziv nga roli i Thanasis në serialin “Të lumtur së bashku” është martuar një vit më parë Irini Xpynito/vizionplus.tv