Sherr me thika në një lokal në Roskovec, 15-vjeçari plagos 39-vjeçarin
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në një lokal në Roskovec. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 1 person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me një grup të posaçëm hetimor që ka nisur hetimin.
Roskovec/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.
Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.