Padi 50 milionë dollarëshe për një viktimë të “Titan”-it
Familja e një eksploruesi francez, i cili që vdiq në një shpërthim në thellësitë e Atlantikut, ka ngritur një padi prej më shumë se 50 milionë dollarësh, duke thënë se ekuipazhi përjetoi “terror dhe ankth mendor” përpara katastrofës dhe duke akuzuar operatorin e nëndetëses për neglizhencë të madhe, sipas AP..
Paul-Henri Nargeolet ishte ndër pesë personat që vdiqën kur zhytësja ”Titan” shpërtheu gjatë një udhëtimi në vendin e famshëm të mbytjes së ”Titanikut” në Atlantikun e Veriut, në qershor 2023.
Askush nuk i mbijetoi udhëtimit në bordin e zhytësit eksperimental në pronësi të ”OceanGate”, një kompani në Uashington, e cila që atëherë ka pezulluar operacionet.
I njohur si “Zoti Titanik”, Nargeolet mori pjesë në 37 zhytje në vendin e ”Titanikut”, më së shumti nga çdo zhytës në botë, sipas padisë.
Ai konsiderohej si një nga njerëzit më të ditur në botë për mbytjen e famshme.
Avokatët për pasurinë e tij thanë në një deklaratë të dërguar me email se zhytësja kishte një “histori të trazuar” dhe se ”OceanGate” nuk arriti të zbulonte faktet kryesore rreth anijes dhe qëndrueshmërisë së saj.
Një zëdhënës i ”OceanGate” nuk pranoi të komentojë mbi padinë, e cila u ngrit të martën në King County, Uashington.
”Të pandehurit duhet t’i përgjigjen ankesës në javët në vijim”, thuhet në dokumentet e gjykatës.