Vendi

Ngjarja e rëndë në azilin e Tiranës/ I moshuari: Autori jetonte këtu bashkë me gruan…

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ditën e sotme në një azil pleqësh ka folur edhe një prej të moshuarve që jeton në azil. 

I moshuari Haziz Abdija shprehet se autori Zyhdi Shehu jetonte në këtë azil së bashku me gruan e tij. Gjithashtu ai tha se kushtet në shtëpinë e të moshuarve janë të mira.

“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere.

Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija.Ndërsa, vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija tha vëllai ndihej shumë mirë dhe nuk ka pasur probleme. 

“Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button