Efi denoncon Urgjencën Kombëtare: Ordinera! Nuk më sollën ambulancë për gjyshin
Ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP 2’, Efi Dhedhes përmes një video në Instastory, ka denoncuar Urgjencën Kombëtare se nuk i është përgjigjur telefonatës së saj në lidhje me shëndetin e gjysit të saj, i cili është në gjendje kritike.
Efi deklaron se fillimisht se ata që i janë përgjigjur në telefon i marrin të dhëna të padobishme dhe më pas i mbyllin celularin.
Ish-banorja e BBV thotë se do t’i gjejë të gjithë ata që nuk i kanë dërguar ambulancën për gjyshin, të cilët i quan ordinerë dhe femra të fëlliqura.
“Rasti që unë hasa sot, është shumë e çuditshme dhe dua ta them me zë sepse nuk e di se kush më është përgjigjur. Kam marrë ambulancën në telefon sepse unë gjyshin e kam në gjendje shumë kritike. Dhe kam një orë që flas për të marrë thjesht një ambulancë për të ma sjellë këtu dhe më bëjnë muhabet, madje më kanë fikur dhe telefonin. Më bëjnë pyetje idiote dhe po më marrin kohën time dhe ndoshta momentet e fundit që ai ka për të dhe ndërkohë nuk më sjellin një ambulancë. Domethënë, rrimë, flasim, për çfarë më duhet mua ambulanca dhe e marrim shtruar. Kam folur dhe me një mjek që do ta marr vesh me patjetër se kush është, i cili nuk më gjeti zgjidhje dhe mua akoma ambulance nuk më ka ardhur dhe nuk më ka konfirmuar asnjë lloj gjëje. Kështu që unë këtë do ta çoj deri në fund për të gjithë ju ordinera që punoni nëpër urgjenca, ju femrat e fëlliqura që më hapët telefonin dhe më thatë, po deshe zonjë e me fikët telefonin. Ndërkohë po flasim për gjendje urgjente. Unë do e marr vesh se kush jeni. Na kanë informuar që urgjenca po vjen vërdallë pa asnjë pacient dhe i Komunikuam por nuk na kthen asnjë përgjigje. Domethënë të jesh duke vdekur nuk i intereson askujt, uau, çfarë bëhet kështu? Çfarë duhet të bëjmë ne në këtë gjendje? Kushedi sa njerëzve u ka ndodhur por s’kanë gojë të flasin sepse s’kanë ku të flasin,”- thotë Efi.