“E kam tundur fare”/ Meri zbulon ‘sekretin’ e Gracianos, Argjira: Turp…
Moderatorja e njohur, Argjira Spanca, ka qenë dy ditë më parë e ftuar në “Top Arena”, në Top Channel, e cila është vënë në siklet nga Visjan Ukcenaj dhe Meri Shehu.
Aktori i njohur, i cili vjen gjithmonë në studio me rolin e tij, Minioni, i ka bërë Argjirës disa pyetje pikante.
Teksa e pyeti se çfarë bëri me partnerin e saj, Graciano Tagani, natën e parë që ai doli nga “Big Brother VIP3”, ndërhyn ish-banorja Meri Shehu dhe thotë: “E kanë tundur fare”.
Astrologia shton se kur e ka takuar balerinin e njohur, ky i fundit i ka thënë: “Natën e parë e tunda fare”. Nga ana tjetër Argjira qeshte dhe dëgjohej teksa thoshte: “Lamë nam, turp”.
Pjesë nga intervista:
Visjani: Çfarë bëtë natën e parë që Graciano doli nga Big-u: Lexuat libra, pitë kakao me kanellë, i mësove Gracianos si bëhet trahanaja apo diçka tjetër apo bëtë…?
Argjira: Lexuam libra
Visjani: Apo bëtë tum tum…
Argjira: Tum, tum…
Visjani: Meqë ja thashë unë tha ‘tum tum’ se nuk do e thoshte fare
Argjira: Unë shkova te librat faktikisht
Meri Shehu: Më ka thënë Graciano që kur doli natën e parë e ka tundur fare
Argjira: Lamë nam, na skuqi
Ed Manushi: Nuk u dëgjua, Meri të lutem përsërite para kamerës se e humbëm
Meri Shehu: Graciano pasi doli nga Big-u erdhi e më takoi e më tha ‘natën e parë e tunda fare
Argjira: Turp