Robotët po na zëvëndësojnë/ Teologu i njohur: Për 5 vite “Njeriu do të kthehet në makinë”
Teologu Miron Cako, i ftuar në GoodMorinig Albanians tha se me zhvillimet e mëdha robotike njerëzit mund të zëvendësohen nga robotët.
Këto zbulime të reja sipas tij do të rrisin papunësinë dhe do të ndryshojnë qenien njerëzore.
Cako parashikon se për 5 vite njeriu do të kthehet në një qenie mekanike për të konkurruar robotët.
“Nesër do ngatërrojmë nëse jemi humanë apo robotë, por çështja është se do të ketë një konkurrence midis robotit dhe njerëzve. Për 5 vjet thuhet se nëse do të ecim me këtë zhvillim, dhe joni ndoshta do të zëvendësohet, pra kemi një vend ku papunësia është e lartë, por dhe sa do të shkojë? Sot po krijohet ideja e një njeriu makinë, pra jo vetëm se kemi një makinë të robotizuar por dhe njeriu po kthehet në një makinë sepse do të fillojë konkurrenca”