“Fati i keq”- Çfarë e lidh Bardhin me bashkëshortin e Françeskës? Ish-banorja e BBV3: Ikën me kamion…
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ka rrëfyer së fundmi për fillimet e vështira të saj dhe të familjes në Angli.
Ajo ka treguar gjithashtu se edhe bashkëshorti i saj, Ergysi, ka mbërritur në Britaninë e Madhe me kamion, në mënyrë ilegale.
Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Françeska u shpreh se bashkëshorti i saj dhe këngëtari i njohur, Bardhi, kanë udhëtuar me kamion drejt Anglisë.
“A është e vërtetë se Bardhi dhe bashkëshorti yt kanë ikur me kamion në Angli, por Bardhin e kthyen dhe Ergysin jo”, e pyeti moderatorja Alesia Bami.
“Po, kjo është e vërtetë. Fati i keq i Bardhit, ça me bo, shumë fat të keq ka ky Bardhi”, u përgjigj Murati, duke hedhur kunja edhe për Sara Gjordenin, me të cilën ka pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Po dy ish-banoret duket se kanë një raport pak më të qetë tani që të dyja janë pjesë e jurisë “She’s on Top”.