Life&Gossip

Ilnisa dhe Meritoni postojnë foton, kanë nisur së bashku…

Dy ish-banorët e “BBV3”, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se janë duke udhëtuar për disa ditë pushime së bashku.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Do thoni ju sa shpejt është zgjuar Ilnisa. Ilnisa për pak niset në një udhëtim. Normalisht jo vetëm po me njeriun e zemrës”, dëgjohet të thotë gazetarja e njohur në videon e postuar në “Instastory”.

Më pas Ilnisa shprehet se më vonë do të zbulojë se cilin destinacion kanë zgjedhur për pushime. Gjithashtu ajo ka postuar edhe një foto të Meritonit, të cilën e shoqëron me këngën “Not like us”.

Nga ana tjetër, moderatori i njohur ka postuar në “Instastory” një foto të tij.

Ndërkohë kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku nisën edhe romancën e tyre. Edhe pas daljes nga BBV3, ata duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

Agolli dhe Mjekiqi herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre foto apo video së bashku, ku nuk mungojnë dedikimet romantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button