“Më ka marrë malli për…”/ Juli i përmalluar për të atin, poston foton e veçantë
Ish-finalisti i “Big Brother VIP3”, Julian Deda, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale. Ai ndan me mijëra ndjekësit në “Instagram” foto e video të ndryshme, nga ato që të bëjnë për të qeshur e deri tek ato familjare.
Ditën e sotme, aktori i dashur për publikun ka publikuar një fotografi me babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Aktori i mirënjohur ndërroi jetë 7 muaj më parë.
Juli shprehet i përmalluar për të atin dhe shprehet se i mungon pafund buzëqeshja e tij. Aktori edhe kur ishte pjesë e BBV3, shpesh herë e kujtonte të atin dhe përlotej për të.
“Sot, 7 muaj pa ty. Prehu i qetë zemra ime. Të dua shumë…! Më ka marrë malli për buzëqeshjen tënde Babo”, shkruan Julian Deda bashkëngjitur me foton në fjalë.