“E kam ekzagjeruar”- Tha që ka 1 vit pa folur me Flori Mumajesin, Fifi: Po pres që ai të…
Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka dhënë mbrëmë një intervistë për emisionin “Top Arena”, në Top Channel. Artistja ka zbuluar se si po shkon miqësia e saj me kantautorin e mirënjohur, Flori Mumajesi, pas deklaratë së para disa ditëve, ku u shpreh se nuk komunikon prej një viti me të.
E pyetur nëse është pajtuar dhe a ka pasur kontakt pas deklaratës së saj, Fifi u shpreh se e ka lënë të qetë dhe se pret që ai t’i shkruajë vetë.
“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”, sqaroi këngëtarja.
Kujtojmë se Fifi tha më herët se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore. Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.
“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.
Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të.
Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.