Life&Gossip
Dy ditë pasi u bë baba, Ermal Metës i grabitet shtëpia, këngëtari shqiptar mesazh hajdutëve: Nëse doni ar dhe para…
Vetëm dy ditë pas ardhjes në jetë të vajzës së tij të parë, Fortuna Marie, Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà janë përballur me hajdutët në shtëpinë e tyre në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari me një postim në Instagram, ku në një foto shfaq xhamat e thyer në derën e përparme.
“Më kanë thyer derën në fund vetëm për të vjedhur një gjerdan”, ka shpjeguar Meta në postimin e tij.
“Po paralajmëroj hajdutët që më thyen derën sonte e më vodhën një gjerdan, se nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Ermal Meta është bërë baba për herë të parë, me erdhjen në jetë të vajzës së tij, Fortuna Marie.