Bota

62 gradë Celsius, “përvëlohet” Brazili/ Thyhen rekordet e të nxehtit, thahen çesmat në Marok

Rio de Zhaneiro shënoi një rekord të ri nxehtësie me temperaturat që mbërritën në 62.3 gradë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që nga viti 2014, kur nisën matjet nga Alerta Rio.

Regjistrimi u krye në lagjen Guaratiba., në kohën kur vendi po përjeton një valë të re të nxehti përvëlues teksa meteorologët parashikojnë që kjo situatë të vazhdojë paktën deri të mërkurën, ditën kur fillon vjeshta në hemisferën jugore.

Sistemi Alerta Rio, një iniciativë e qytetit që monitoron kushtet e motit, llogarit indeksin e nxehtësisë duke marrë parasysh temperaturën dhe lagështinë e ajrit,  e të dhënat e saj dëshmojnë se të dy këta faktorë mbërritën një ditë më parë nivele kritike.

Kombinimi i tyre, sipas ekspertëve, e ka intensifikuar akoma edhe më shumë ndjesinë e nxehësisë në zonë. Në përgjigje të vapës mbytëse, banorët e qytetit kërkuan freksimin në plazhe dhe pishinat e tij.

Temperatura rekord-thyese erdhi në vazhdën e një trendi shqetësues për Rion, ku nëntorin e vitit të kaluar termometri shënoi 58.5 gradë, cka nxorri edhe më shumë në pah cënueshmerinë e qyetit ng ai nxehti ekstrem.

Dyzet gradë mbërritën temperaturat edhe në Marok, ku qyteti i tij, Marrakech u zgjua pa ujë të pijshëm. Qendra historike dhe zona te tjera janë tharë për shkak të asaj që Radeema, agjencia e shpërndarjes së ujit dhe energjisë elektrike, e përkufizon përmes mediave sociale në një postim të saj si “kaos të shërbimeve”.


Pa asnjë paralajmërim dhe me një valë të skajshme të nxehti, çezmat ndaluan lëshimin e ujit gjatë natës, përgjatë më shumë se 3 mijë kilometrave të rrjetit të tubacioneve urbane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button