50 vite miqësi, Liljana Kondakçi dhe Alida Hisku tregojnë “sekretin” e shoqërisë
Liljana Kondakçi dhe Alida Hisku janë dy nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare.
Në një intervistë në emisionin “Living Room” me moderatoren Brunilda Lahe, ato kanë rrëfyer detaje nga karriera e gjatë në muzikë, por janë ndalur dhe tek miqësia e ngushtë me njëra-tjetrën.
Dy koleget dhe dy mikeshat kanë treguar “sekretin” e shoqërisë prej 50 vitesh.
Liljana Kondakçi tha se ato në fillim kanë qenë kolege, ka qenë skena që i bëri ato shumë të lidhura me njëra-tjetrën.
“Përderisa jemi artiste, kuptohet që na ka lidhur skena, por kur gjenë dhe njeriu veten jo vetëm nga ana profesionale, por dhe ajo e karakterit, sigurisht që miqësia do zgjasë”, tha Liljana Kondakçi.
Alida Hisku në shoqrinë e tyre prej 50 vitesh tha se nuk ka pasur asnjëherë xhelozi apo zili për suksest e mikeshës së saj.
“Kam 12 ditë në Shqipëri dhe nuk jemi ndarë as 12 orë. Xhelozia ka munguar në brezin tonë. Liljana ka shumë kohë në muzikë. Ne na ka lidhur dhe lagjja dhe rruga, nuk i kam parë asnjëherë me xhelozi mikeshat. Kanë qenë shumë të afërta me mua, se ato kishin shumë vite në skenë, unë erdha mbrapa dhe më kanë afruar me shumë dashuri”, rrëfeu Alida.
Alida Hisku ndau në studion e “Living Room” edhe një nga surprizat që i ka bërë mikeshës së saj.
“Lili po këndonte në plazh, koncert dhe unë e mora vesh ku ishte Lili dhe i shkova për surprizë. Kënduam bashkë aty këngë dhe ndenjën tre ditë. Kur takohen dy gra shqiptare ka shumë për të folur, jo vetëm ato mesazhet në Whatsapp”, tha Alida.
Teksa kanë rrëfyer detaje nga jeta e tyre si muzikante, ato nuk kanë harruar pa përmendur dhe bashkëpunimet.
Për Liljanën, bashkëpunimi me Luan Zhegun ishte shumë i arrirë, pasi sipas saj finalizimin e mori kur u kthye në kolonë zanore e filmit shqiptar “Kur xhirohej nje film”.
Për Alida Hiskun, çmimi i saj i fituar në festival në moshën 15-vjeçare ishte shumë i papritur.
“Në moshën 15 vjeçare mu dha çmimi i parë. Nuk e priste asnjë nga ne. Kishte këngëtar shumë profesionist në festival. Unë u zhvesha po ikja për në shtëpi, më thonë që të kërkojnë në skenë. I thashë unë që unë e mbarova këngën pse më kërkojnë, kur u ktheva dhe pashë që kisha fituar çmimin, qava, u emocionova”, shtoi Alida Hisku./living.al